Ende nuk ka vendim të ri si do të zhvillohet gjysmë vjetori i dytë

Shpërndaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës por edhe Komisioni për Sëmundje Infektive ende nuk kanë marrë vendim se si do të zhvillohet gjysmë vjetori i dytë. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thanë për Klan M se, se tani për tani duhet të merren masa shtesë sa i përket procesit arsimor.

Edhe përkundër kërkesës së një pjese të prindërve që gjysmë vjetori i dytë të fillojë online, organet kompetente ende nuk kanë marrë një vendim për masa shtesë sa i përket procesit mësimor. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thanë për Klan M se, se tani për tani nuk duhet të merren masa shtesë sa i përket procesit arsimor, apo të prolongohet fillimi i gjysmë vjetorit të dytë.

Komisioni për Sëmundje Infektive

“Tani për tani nuk ka ndryshim të masave sa i përket procesit arsimor. Nuk vlerësojmë se duhet të ketë ndryshim. Kur do të ketë ndonjë vendim në lidhje me këtë, do t’ju informojmë”.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë thanë për Klan M se, ende nuk është marrë një vendim për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë.

Ministria e Shëndetësisë

“Siç informuan ditë më parë, komisioni do të marrë vendim pak para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë”.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës në largim, Mila Carovska deklaroi ditë më parë se, janë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive të cilët e vlerësojnë gjendjen dhe në dispozicion qëndrojnë edhe skenarë të tjerë. Por sipas saj, në interes më të mirë të fëmijëve, shëndetit të tyre mental dhe nevojës për socializim është që ata të ndjekin mësim me prezencë fizike dhe për këtë shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat, siç është rekomandim i Bankës Botërore dhe UNICEF-it.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Treguam se në gjysmë vjetorin e parë nxënësit kanë ndjekur me sukses mësimin me prezencë fizike, nuk kishte numër më të madh se 0,2 % të të infektuarve gjithsej aktiv në gjithë territorin e shtetit prej 255 mijë nxënës me prezencë fizike, ndërsa në nivel ditor nuk kishte përqindje më të madhe se 0,003”.

Ndërkohë, Lëvizja Mbështetje për mësim online kërkon që gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimor të zhvillohet online, duke pasur parasysh rritjen e rasteve të reja me korona virus ditëve të fundit në vend. Ata i kanë drejtuar apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të pranojnë kërkesën e tyre. Nëse gjatë ditëve në vijim nuk miratohet ndonjë vendim tjetër, gjysmë vjetori i dytë do të fillojë më 20 janar me prezencë fizike.