Grubi: Çmimet e ushqimeve bazë mbeten të ngrira deri më 28 shkurt

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se Qeveria në seancën e sotme të 8-të ka vendosur që çmimet e ushqimeve bazë të mbeten të ngrira deri më 28 shkurt. Grubi gjthashtu ka informuar se po në këtë seancë të Qeverisë gjithashtu është miratuar Programi i Reformës Ekonomike 2022 – 2024, në të cilin janë identifikuar sfidat kryesore që duhet të forcojnë konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë.