Kasami në vizitë te posalindurit e parë të 2022 “Këta janë engjujt e parë të Tetovës”

Shpërndaje

LAJMI I MIRË 😍

Viti 2022 me përplot begati e lumturi. Pas ardhjes në jetë të fëmijut të parë vajzë, në ora 00:01, qytetit tonë deri në orët e mëngjesit i’u shtuan edhe 4 fëmijë të tjerë. Këta janë engjujt e parë të Tetovës.

Këta janë banorët e parë të këtij viti për qytetin tonë.

Kjo tregon se qytetit tonë të ❤, ky vit i solli edhe ogurin e mirë të vitit 2022.
Urime dhe paçin jetë të gjatë e të lumtur. ❤

Sonte, menjëherë pas ardhjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri i këtij qyteti. I urojmë një jetë plot shëndet, lumturi dhe begati. Le të rritet i lumtur dhe të sjell lumturi.

Ne, Komuna e Tetovës i dhuruam fëmijës së porsalindur një kupon për fillim të mbarë të jetës, me dëshirën që Zoti t’i dhurojë jetë të gjatë dhe të lumtur.

Mirë se vjen fëmijë i lumtur.

Urime dhe shëndet!