Mickoski: Këtu për temat e rëndësishme flet vetëm BDI

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij me temën “Fushatat politike dhe qëllimet e organizatave të grave” që u organizuar nga Forumi i Gruas i OBRM-PDUKM-së dhe fondacionit “Jarl Hjalmarson” u shpreh se në Maqedoni ka politikanë të korruptuar që kanë mbështetur politikanë që kanë kapur shtetin. Sipas tij, politikanët që në mënyrë militante nuk kanë arritur para disa dekadave, tani arrijnë sukseses nga sistemi dhe shkatërrojnë institucionet.

“Për çështjet themelore që janë sfidë kryesore për Maqedoninë dhe qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, do të thosha se promotor ose eksponentë kryesor janë përfaqësues të BDI-së. Kur bëhet fjalë ekonomi, këtu bëhet fjalë për energjetikën këtu janë Kreshniku ose Fatmiri. Kur bëhet fjalë për tema nacionale ose për procesin euro-integrues, këtu janë Aliu, Artani dhe Bujari. Por kur bëhet fjalë për trysni dhe mobing ndaj VMRO-DPMNE-së, ndaj popullit të Maqedonisë këtu janë Oliveri, Vilma, Ljupço dhe të tjerët”, tha Mickoski.

Ai shtoi se për këtë arsye duhet të ketë ndryshime në mënyrë që Maqedonia të ecë para. “Ne duhet të krijojmë front dhe të unifikohemi kundër politikanëve të korruptuar dhe fronit anti LSDM dhe anti BDI nëse duam shtet bashkëkohor”, u shpreh Mickoski.