Momenti kur Gjokoviqit i refuzohet hyrja në Australi (Video)

Shpërndaje

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, po mbahet në një qendër ndalimi në Melbourn, në pritje për t’iu lejuar hyrja në Australi, ku është ftuar të luaj në turneun “Australian Open”.

Atij po i refuzohet hyrja në vend për faktin se nuk është vaksinuar kundër pandemisë COVID-19. E agjencia AP, ka publikuar një fotografi nga momenti kur atij i është kumtuar urdhri se nuk i vlen asnjë ftesë më shumë se sa vendimi qeveritar për të mos e lejuar hyrjen e asnjë të pavaksinuari, transmeton Klankosova.tv.