Në Maqedoni zbulohet laboratori që lëshonte certifikata false për Covid

Shpërndaje

Eli Medica Plus është një laborator që lidhet me falsifikimin e çertifikatave të Covid-it për shtetasit grekë që përdorin shërbimet e kazinove në Dojran, raporton TV Telma.

Policia e Gjevgjelisë dhe Departamenti i Policisë Kriminale kanë bastisur dje tre persona juridikë për shkak të pretendimeve nga mediat greke se në kazinotë e Dojranit po kryhet vepra e falsifikimit të certifikatave të Covid. Është konfiskuar dokumentacioni zyrtar mjekësor për analizat e kryera për praninë e Covid-19, të bëra te persona kryesisht nga jashtë. Dokumentacioni do t’i kalojë Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli për veprime të mëtutjeshme, përcjell INA.

Mjeku specialist Gjorgji Janev në një person juridik figuronte si pronar, ndërsa në një tjetër si person i autorizuar në lidhje me Eli Medica Plus, memorandumi i të cilit qëndron në analiza. Në vitin 2020, në qershor, laboratori u kap duke kryer një test pa licencë dhe më pas e mori atë.