E prezantoi Kovaçevskin si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore, Sela për batutën e Ramës: U shfrytëzua politikisht

Shpërndaje

Të premten, kur ndodhej në Selanik, Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe veton që i ka vendosur Bullgaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në takim, Rama i prezantoi kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin, si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore.

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë nga faktorë të ndryshëm politikë. Në lidhje me këtë batutë ka reaguar edhe Ziadin Sela i cili tha se kryeministri Rama nihet për batutat dhe se vendet dueht të kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Sipas Selës batuta duhet parë edhe vendi ku thuhet dhe se kjo batutë u shfrytëzua poltikisht., shkruan neës33.tv

“Unë realisht nuk do të doja të hy në këto komente të politikës se është batutë. Batuta dueht parë edhe vendi ku thuhet. Kjo batutë u shfrytëzua për qëllim të politikës. Kjo batutë u zmadhua shumë, kryeministir Rama është i njohur që të krijojë batutë dhe të mbulojë spine. Një kryeministë nuk ka nevojë të bëjë për batuta dhe nuk ka nevojë të jetë avokat i asnjë shteti pasi mendoj se vendet duhet të ketë marëdhënie të mira”, tha Sela.