Prej sonte nisin reshjet e borës, ja cilat do të jenë temperaturat

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sonte priten reshje të borës, shkruan albazone.info.

Sipas IHMK së reshje të borës me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.