Rama publikon fotot: Na ishte mësuar syri me pisllëkun në rrugët ku shkelim përditë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit. Rama thotë se po bëhet i mundur pastrimi i hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh dhe i rrugëve ku shkelim përditë dhe duket sikur na është mësuar syri me pisllëkun.

Postimi nga RAMA:

#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱

Vazhdojmë pa u ndalur me Planin e Pastrimit Kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një operacion sistematik, i gjatë e i durueshëm, të cilit do t’i shkojmë deri në fund🙏

Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun 🚯🗑️

*momente pastrimi në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës

#DuaShqipërinëEPastër

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱