Kurti: Draftin e Asociacionit ta publikojnë ndërkombëtarët

Shpërndaje

Deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi nuk ka dashur ta komentojë kryeministri Albin Kurti. Ai nuk i ka bërë publike kritikat dhe vërejtjet që i ka dorëzuar në BE duke thënë se kjo u ato bashkë me draftin mund ta publikojnë vetë ndërkombëtarët.

Tha se është i gatshëm të nënshkruajë planin e BE-së, por është Serbia ajo që po refuzon të bëjë një gjë të tillë pasi sipas tij deri më tani ka shkelur shumë nene të marrëveshjes së Brukselit. E ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e ka konsideron këtë draft si jo më të mirin. Por garanton se si i tillë nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të.”

Thotë se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë një draft, i cili do ta dëmtojë shtetin.

“Unë ju siguroj që nuk ka një tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës.”

Ndërsa tha se gjithçka ka ndryshuar pas sulmit të 24 Shtatorit në Banjskë. E pikërisht për situatën e krijuar në veri pas sulmit të Basnjskës, 6 këshilltarë policorë i janë shtuar EULEX-it, si përforcim i misionit në Kosovë.

Këta përbëjnë një ekip të specializuar që sipas njoftimit thuhet se do ta këshillojë Policinë e Kosovës se si t’i kryejë më mirë aktivitetet e rregullta policore gjatë parandalimit dhe luftimit të krimit dhe ofrimit të sigurisë. Dislokimi i këtij ekipi special do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit.