Kaos në Strazhë, reshjet e borës bllokojnë kamionë dhe makina, drejtori në gjumë! (Video)

Shpërndaje

Reshjet e borës kanë shkaktuar rrëmujë në disa rrugë të Maqedonisë së Veriut.

Janë publikuar disa pamje në rrugën për në Strazhë, e cila shihet se është në gjendje të rënduar.

Shihet se janë bllokuar dhjetëra kamionë dhe makina. Gjithashtu shihet se rrugët nuk janë pastruar.

Nga LAMM thonë se ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në këto drejtime rrugore: Kërçovë – Ohër, Gostivar – Strazhë, Gostivar – Mavrovë, Dibër – Mavrovë.

LAMM gjithashtu paralajmëron të përdoren pajisjet dimërore në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.