Sela: Deputetët e shumicës votojnë për “Open Ballkan” që anashkalon Kosovën (Video)

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela në fjalën e tij në seancën e djeshme plenare për zgjedhjen e Qeverisë së re foli edhe mbi Ballkanin e Hapur.

Sela iu drejtua deputetëve shqiptarë të BDI-së dhe Aletrnativa të cilët në fjalimet e tyre temë diskutimi ishte edhe Kosova, ai tha se nuk e dëgjova nga ju që të flase për atë pjesën e programit të Ballkanit të Hapur sot më duket se do ta votoni jo vetëm mandatarin, do ta votoni programin me gjithë Ballkanin e Hapur aty brenda.

“Elementi tjetër që u përdor fatkeqësisht në një debat ku po bëhet një qeverisje ndermjet LSDM-së, BDI-së, Alternativës dhe subjekteve të tjera, temë diskutimi ishte edhe Kosova.

Duke bërë lidhjen edhe me Levicën, Apasievin e të tjerë. Dhe askund nuk e dëgjova nga ju që të flase për atë pjesën e programit të Ballkanit të Hapur. Të cilën ju kolegë të nderuar deputetë shqiptarë, sot më duket se do ta votoni jo vetëm mandatarin, do ta votoni programin me gjithë Ballkanin e Hapur aty brenda. E pra të keni kujdes kur të përmendni Kosovën sepse në momentin që do të votoni këtë dhe duke pas parasysh pa dashur të hy në përditshmërinë që ndodh dhe që ndjekim në deklaratat e Presidentit të Serbisë Vuçiqit çdo të dytën fjali me kërcënim lufte, armatosje e tjera e tjera. Pa dashur t ëhy në pjesën tjetër që sponsorizohet po ashtu nga ky President ku bëhen thirrje nga forca të armatosura që do të pushtohet Prizreni e Dubrovniku e nuk e di qytete tjera të Ballkanit. Keni parasysh një fakt ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel çdo herë kur u hapën negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ia ka bërë fare qartë që fundi i këtij procesi është njohja e Pavarësisë së Kosovës..

Çdo iniciativë që nuk e ka brenda Kosovën është vetëm tendencë e Serbisë e Vuçiqit për ta anashkaluar për t’i bërë Baj Pas njohje Pavarësisë së Kosovës. E mos e keni shqetësimin te qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët, mos e keni aspak këtë shqetësim ne me Ligjin për Kushtetutë Pavarësinë e Kosovës e kemi future në Kushtetutë këto deputetë të Aleancës për Shqiptarët.

Ju mendojeni mirë a e përkrahni dhe a e votoni Ballkanin e Hapur i cili në mënyrë indirekte anashkalon njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, deklaroi Ziadin Sela.