Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës (Video)

Shpërndaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Nga shpërthimi ka patur dëmtime të derës së jashtme të banesës dhe nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël.

Lajmi për eksplozivin në banesën e Dukës u njoftua dhe nga drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu.

“Kam një njoftim ma verifikoni pak. Më thonë se në këto moment ka vendosur eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës është zyrtare më thotë dhe se shpërthimi ka ndodhur në Durrës. Ka qenë vetëm gruaja në Shtëpi. Shpërthimi është dëgjuar në Durrës. Dinamit tek Duka më thotë”-tha Fevziu./Opinion.al