Ambasadori i Ukrainës në Tiranë fton shqiptarët në protestë

Shpërndaje

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka ripërsëritur thirrjen e tij për ndihmë. Ai ka deklaruar se Ukraina është pajisur me armë, por ka nevojë për ndihmë financiare dhe humanitare.

“I bëjë thirrje diplomatëve rusë të dënojnë luftën bashkë me popullin rus. Ukraina është e pajisur me armë, pro ka nevojë për ndihmë por edhe me ndihma financiare dhe humanitare. Në ambasadën është ngritur një seli për ndihmë humanitare, kushdo që do mund të kontribuojë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tij të pakompromis”, tha ambasadori.

Ai tha se Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të transportuar rusët e vdekur në Rusi në mënyrë që populli rus të dijë çmimin e tmerrshëm të agresionit.

“Unë bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rus që të dënojnë sulmin”, tha ambasadori.

Ndërkohë, ditën e dielë do të zhvillohet një protestë para Ambasadës ruse në Tiranë.

Bashkëshortja e ambasadorit ka mbajtur një fjalë, ku i ka bërë thirrje të gjithë nënave shqiptare të dalin të protestojnë këtë agresion që bëhet ndaj fëmijëve.

“Kam një thirrje për gratë shqiptare, ju ftoj t’i bashkoheni qëndrimit tonë dhe të protestoni kundër këtij agresioni pas nuk ka gjë më të keqe se sa kur nëna shohin lot në syt e fëmijëve. Ju bej thirrje nenave ruse të protestojnë, me keqardhje ju them se ju do merrni sot fëmijët tuaj të vdekur, të vrarë në luftë”, tha ajo.