Bastisje në Veles, arrestohet një person

Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme Policia ka privuar nga liria 33 vjeçarin V.J. nga Velesi. Me urdhër të gjykatës të procedurës paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë e V.J. pas çka në oborrin e shtëpisë janë gjetur 11 paketime e materie pluhur ngjyrë kafe (heroinë), një peshore dhe 50 mijë denarë. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.