Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale

Shpërndaje

Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale.

Valbona ka magjistruar në University of Iowa në SHBA në marrëdhënie me publikun dhe gazetari.

7 vjet përvojë në konsulta dhe marketing dixhital. Ka ndihmuar kompanitë të rrisin ndikimi dhe arritjen e tyre dixhitale duke ofruar strategji dhe promovim, menaxhimin e mediave sociale dhe strategjitë e dizajnimit të përvojës në uebsajt. Gjithashtu përvojë në gazetari dhe i ka ndihmuar me shumë projekte, por më e rëndësishmja fokusimi në kërkimin dhe të kuptuarit e audiencës, të kuriozitetit për të mësuar më shumë dhe për të bërë pyetjet e duhura. Mentoron organizata të ndryshme përfshirë organizatën “Për Ardhmërinë tonë “(MF), një program mentorimi për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Kjo është faqja e internetit e kompanisë: www.lunaradigital.com

Misioni i kompanisë:

Lunara Digital është një studio e marketingut dixhital e apasionuar pas përvojës dixhitale në internet. Ofrojnë shërbime të marketingut dixhital në strategjinë e përmbajtjes, dizajnin e uebit dhe më shumë.

Qëllimi është të ndihmojnë klientët të rrisin biznesin e tyre me zgjidhje kreative që janë edhe strategjike dhe të kohës.

Ndihmojnë bizneset të arrijnë sukses në marketing duke u fokusuar në atë që ka më shumë rëndësi – nevojat e klientit, jo vetëm dëshirat e tyre.

Faqja e kompanisë Linkedin: www.linkedin.com/company/lunara-digital

Vajzat shqiptare janë krenaria jonë kudo që shkojnë❤

Kam nderin dhe kënaqësinë të promovoj me shumë dashuri një vajzë ambicioze dhe të edukuar e cila vazhdon pa ndalur në arritjen e qëllimeve jetësore, pa harruar shqiptarinë edhe pse është lindur dhe rritur në Amerikë.