Biseda epike. Ushtari rus: Kemi mbetur pa naftë, shoferi: Hajdeni t’ju shoqëroj deri në Rusi (Video)

Shpërndaje

Ushtria ukrainase raportoi dje se autokolona të rusëve kanë mbetur rrugëve të Ukrainës ka furnizime dhe karburant duke bërë që të kërkojnë ushqime përreth. Një lajm i tillë u shpërnda edhe në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që sëfundmi po qarkullon edhe një video ku një ukrainas gjen të mbetur në rrugë një autoblind rus, i cili ka mbetur pa karburant.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Shoferi: Si jeni? Keni mbetur në rrugë?

Ushtarët: Po, na ka mbaruar karburanti..

Shoferi: Atëherë mund t’ju tërheqj unë deri në kufirin me Rusinë

(qeshin bashkë)

Ushtarët: Çfarë thonë lajmet,.,si po shkon lufta?

Shoferi: Thuhet se djemtë tanë po luftojnë mirë, kurse ju po dorëzoheni po ashtu mirë

(Qeshin)..

Pavarësisht retorikës agresive të Putinit ndaj Ukrainës, mes sondazhet tregojnë se rusët përgjithësisht nuk kanë mendim negativ për ukrainasit, po ashtu edhe ukrainasit ndaj rusëve, gjë që konfirmon edhe kontekstin e kësaj bisede miqësore mes tyre.