Dalin në pah kushtet e Putinit për të ndaluar bombardimin në Ukrainë

Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pasur një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron. Kremlini thotë se gjatë bisedës, të dy homologët kanë shkëmbyer mendime të plota rreth situatës në Ukrainë.

Pala franceze, ka shprehur pikëpamjet e saj rreth kësaj çështjeje, me shpresën për zgjidhje të shpejtë përmes dialogut dhe negociatave. Nga ana tjetër, Rusia thotë se Putin ka treguar se zgjidhja është e mundshme, vetëm nëse Ukraina njeh sovranitetin rus mbi Krimenë, zgjidhjen e detyrave të çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe sigurimin e statusit të saj neutral.”

Ai pohoi gjithashtu se Forcat e Armatosura Ruse nuk paraqesin asnjë kërcënim për civilët [në Ukrainë] dhe fajëson për kërcënimin nacionalistët ukrainas.

“Presidenti rus ka theksuar se Forcat e Armatosura Ruse nuk kërcënojnë civilët dhe nuk godasin objektet civile. Kërcënimi vjen nga nacionalistët ukrainas që përdorin popullsinë civile si mburojë njerëzore, vendosin qëllimisht sisteme të armëve goditëse në zonat e banuara dhe që intensifikuan granatimet e qyteteve në Donbas”, thuhet në deklaratë.