VIDEO EKSKLUZIVE: Tre serbët duke blerë emblema të UÇK-së

Shpërndaje

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.Sipas RTV Dukagjinit skaneri ka qenë që emblemat të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm në kishat ortodokse serbe, apo ndonjë familje serbe”.Institucionet e sigurisë thonë se s Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Debat Plus” ka siguruar edhe disa video se si serbët kanë blerë emblemat në Prishtinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=X4NJ5xTlBSk&feature=emb_title&ab_channel=RTVDukagjini