MaqedoniTop Lajme

Ekspertët: Pas pagës minimale, pason rritje graduale e pagave

Shpërndaje

Rritja graduale e pagave të tjera është efekt i pashmangshëm, që do të shkaktojë rritja e minimales në 18 mijë denarë, thonë njohësit e ekonomisë. Megjithatë, duhet bërë një analizë se sa dhe cilat paga duhet të rriten, dhe sa mund të përballojë buxheti i shtetit. Rritja e të gjitha pagave të tjera në administratë mund të shkaktojë një rritje të inflacionit dhe huamarrje shtesë të shtetit jashtë vendit, thotë profesor Abil Baush.

“Efekti i rritjes së pagës minimale do të reflektohet edhe në sektorë të tjerë, veçanërisht në sektorët e qeverisë, pasi do të kërkojnë rritje graduale të pagave. Por, duhet pasur kujdes, sepse mund të ndikojë negativisht në ekonominë në përgjithësi, sepse mund të presim që të rritet edhe inflacioni. Dhe me këtë edhe kostot që do të krijohen, sidomos ato buxhetore në vendin tonë, do të na detyrojnë sërish të marrim hua”, deklaroi Abil Baush, profesor.

Edhe qytetarët janë dakord që edhe pagat e tjera duhet të rriten, por jo të gjitha. Fokusi duhet të jetë tek ata me paga më të ulëta.

“Ka disa me paga të larta, disa me paga më të ulëta që janë afër minimales, shembullit në Ndërmarrjet Publike ku paga është 22 mijë denarë, 18 mijë denarë minimalja, pra ata duhet të kenë rritje”.

“Mendoj se duhet të kërkojnë, por jo në atë mënyrë nuk funksionon shteti, duhet bërë në një mënyrë tjetër, duhet të vendosë shteti.

“Ato paga të ulëta duhet të rriten, por ato paga të larta duhet të ulen. Duhet të ketë rritje të atyre që janë minimalë, jo të atyre që janë maksimale”.

Rritja e minimales prej 18 mijë denarë bëri që sindikatat që përfaqësojnë sektorin publik të kërkojnë rritje të pagave tjera. Autoritetet thonë se rritja e pagave të tjera do të jetë në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara, duke respektuar nenin tetë të Ligjit për pagën minimale. /Alsat.mk