Kasami: Kam dëshmi që janë paguar dreka mbi 80 mijë denarë në emër të Komunës
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami Click Plus në TV21 tha se ka fakte që individë të caktuar për punë partiake kanë paguar dreka me para të buxhetit të Komunës së Tetovës.
“Ke situata për dy zotëri, pronar të një restoranti në UEJL, pronari dhe drejtori, të cilët për faturë për drekë…tash këtë as unë nuk e supozoj, ju supozoni se a ka qenë drek e BDI-së apo e Komunës. Çfarë organizimi ka qenë, këtë në Prokurori duhet ta dëshmojnë. Është faturë prej rreth 80 mijë denarë, për të cilën këta dy zotëri kanë kontratë në vepër me Komunën e Tetovës. Vetë dëshmojnë se nuk kanë bërë asgjë për Komunën e Tetovës, kanë faturuar drekë që e ka hëngër dikush aty…”, tha mes tjerash Kasami.