LAJMI I FUNDIT: Këshilli i Evropës pezullon Rusinë

Shpërndaje

Këshilli i Evropës ka pezulluar Rusinë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, raporton AFP.

Këshilli prej 47 vendesh njoftoi se Rusia u pezullua me “efekt të menjëhershëm”, nga Komiteti i Ministrave dhe asambleja parlamentare e organizatës të premten “si rezultat i sulmit të armatosur të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”.

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Është e ndarë nga Bashkimi Evropian.

“Në përputhje me Statutin e Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave ka vendosur sot të pezullojë Federatën Ruse nga e drejta e përfaqësimit në Komitetin e Ministrave dhe në Asamblenë Parlamentare me efekt të menjëhershëm si rezultat i sulmit të armatosur në Ukrainë”, ka shkruar Këshilli i Evropës në webfaqen e tij.