Maqedoni: Ligji për pagën minimale vlen si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat

Shpërndaje

Të gjithë punëdhënësit, pavarësisht nëse janë nga sektori privat apo publik, janë të obliguar që ta respektojnë zbatimin e Ligjit për pagën minimale dhe për çdo mospërputhje duhet të raportohet tek institucionet kompetente, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, ky ligj vlen për të gjithë punëtorët në vend, ndërsa sa i përket zbatimit të tij nuk ka rëndësi nëse është institucion shtetëror apo privat.

“Kjo pyetje është bërë edhe kur kemi pasur dialogun ekonomik dhe social. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale ishte i pranishëm dhe theksoi se shkeljet duhet të raportohen në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjet kolektive”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve se pse shteti nuk e respekton ligjin për rritjen graduale të pagave në lidhje me rritjen e pagës minimale.