VMRO-DPMNE kërkon rritjen e pensioneve për 20%

Shpërndaje

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend sot ka parashtruar Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me procedurë të shkurtër, me të cilin parashihet rritje e pensioneve për 20 për qind nga prilli i vitit 2022.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski, deklaroi se duhet të sigurohet rritje e pensionit të moshës, por edhe i gjithë llojeve të tjera të pensioneve, duke e pasur parasysh rritjen e çmimeve të disa produkteve dhe energjisë elektrike, si dhe nevojën për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve më të vjetër.

Nëse nuk rriten pensionet, tha Micevski, pensionistët do të jenë në prag të varfërisë për shkak të pamundësisë që t’i vendosim shpenzimet themelore të jetës.

Micevski bëri thirrje te shumica parlamentare që ta mbështesë Propozim-ligjin e parashtruar nga partia njëjtë siç janë bashkë, tha ai, ishin të bashkuar edhe për rritjen e pagës minimale.