MaqedoniTop Lajme

Momenti i shpërthimit të zjarrit që la pa rrymë gjithë Shkupin (Video)

Shpërndaje

Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit është bërë një defekt, përkatësisht zjarri në afërsi të nënstacionit në Pintija, raporton TetovaSot.

Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike. Vendbanimet Aerodrom, Novo Lisice, Vodno, Kisella Voda, Qendër, Katlanovë, Kozle, Taftalixhe janë vetëm disa nga vendet që kanë mbetur pa energji elektrike.

“Nuk ka pasur rrymë për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, për të cilin nuk kemi informacion të plotë se çfarë ka ndodhur, por ekipet tona janë gjithmonë në dispozicion dhe në shërbim të MEPSO-së që Shkupi të kyçet nën rrymë “, thonë nga EVN-ja.

*************

MPB: Shpërthimi i tensionit të lartë ishte shkaku që la në terr Shkupin

Nga MPB bëjnë të ditur se shpërthimi i rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s është shkaku që pasditen e sotme një pjesë e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike.

“Për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, një pjesë e Shkupit është ndërprerë rryma, por po lëshohet pjesë-pjesë”, thonë nga MPB.