Për një vit nga Tetova për në Shkup duhet paguani mbi 600 euro në vjet

Shpërndaje

Një shoferi nga Tetova i cili udhëton çdo ditë pune për në Shkup i duhen 39.000 denarë për të paguar në pikëpagesat e Maqedonisë, ndërsa shoferit nga Gostiavri i cili udhëton për në Shkup i nevojiten 68.000 denarë në vjet.

Vozitja për në Shkup më së shumti u kushton qytetarëve nga Shtipi të cilët kanë tre pikëpagesa dhe duhet të paguajnë 320 denarë në ditë ose mbi 77.000 denarë në vjet.Nëse merret shembull shteti i Austrisë, vinjeta vjetore atje kushton 109 euro ose rreth 6.700 denarë dhe paguajnë shumë më lirë se qytetarët e Maqedonisë. Ata dueht të ndajnë rreth 4-5% të pagës mesatare për t’i shfrytëzuar rrugët shtetërore, ndërsa sipas përllogaritjeve, në Maqedoni pagueht mes 1.5 deri në 3 paga mesatare, varësisht sa lokacioni.

Ilije Dimovski nga OBRM-PDUKM u shpreh se nga Sofja për në Plovdiv e që ka 153 kilometra udhëtohet me 940 denarë në muaj, ndërsa nëse krahasohet me udhëtimin prej 154 kilometrave nga Shkupi në Gjevgjeli, përrlogarritjet janë se duhet të paguhen 11.200 denarë.