Shpallja e aktgjykimit të apelit për Gucatin e Haradinajn më 2 shkurt

Shpërndaje

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosvës njoftojnë se paneli i Gjykatës së Apelit, sot më 16 janar 2023 e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për datën 2 shkurt 2023, në ora 14:00.

Më 18 maj të vitit të kaluar, Gucati e Haradinaj ishin dënuar nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim.

Në fjalën e tij, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pat thënë se Gucati dhe Haradianj shpallen fajtor për pikat si: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë dhe zbulim të identitetit apo të dhënave personale.