Provokojnë tifozët serbë, shpalosin një ‘varrezë’ me ngjyrat e Ukrainës (Video)

Shpërndaje

Këtë të diel u zhvillua derbi i Serbisë mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit një takim që të parët e fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Diçka tjetër përtej rezultatit ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare. bëhet fjalë për një koreografi të krijuar në shkallët e stadiumit nga tifozët e Crvena Zvezda ku shfaqej një varrezë me ngjyrat e Ukrainës.

Kujtojmë se Gazpromi rus është sponzori zyrtar i klubit serb, Crvena Zvezda. Një gazetar serb shkroi se ajo koreografi nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me rivalitetin mes dy ekipeve.

Gjithsesi ngjyrat e verdha dhe e kaltra të flamurit të Ukrainës nuk i përkasin asnjërës nga këto dy klube. Crvena ka ngjyrën e kuqe, kurse Partizani bardh e zi.