Rama: Lajm i mirë, Gjermania njeh patentat shqiptare

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postim në “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani pasi Bundesrati votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Postimi i plotë:

🔴 LAJM I MIRË
Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit🇦🇱👏🇩🇪
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane🇦🇱🚘🇩🇪🚙🇦🇱🚍🇩🇪
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada😊