LAJMI I FUNDIT: Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët

Shpërndaje

Bundesrati gjerman sapo ka votuar pro njohjes së patentë -shoferëve të Kosovës nga Gjermania, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Përzemërsisht,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin