Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Nga përçarja e vazhdueshme kostoja kryesore ka rënë tek çështjet e rëndësishme. Nuk negociojmë me asnjë nga PD-të

Shpërndaje

Ka përfunduar mbledhja e socialistëve në selinë rozë pas më shumë se një ore. Kryeministri Edi Rama, u tha gazetarëve pasi doli nga mbledhja se u diskutua për nismën e këshillimit kombëtar duke shtuar se tashmë është koha që të dalin në terren.

“Jemi mbledhur për këshilimin kombëtar, se tani duhet të ndërmarrim një angazhim në territor, që të dëgjojmë njëri tjetrin, është një proces i ri, por shpresoj që ta fusim politikën aty ku ka rëndësi për njerëzit. Dua të sqaroj se këto janë vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilema. Se nga përçarja e vazhdueshme nuk kemi nxjerrë dot maksimumin tonë si shqiptarë dhe kostoja ka rënë mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi. Folëm edhe zgjedhjet lokale, për pozicionin tonë që është relativisht i mirë. Besoj do kemi rezultat shumë pozitiv”, tha Rama

Kryeministri gjithashtu komentoi edhe votimin e sotëm të zgjatjes së organeve të vetingut duke e cilësuar si një laj të mirë. Por ai shtoi nuk ka pasur negociata të drejtpërdrejta me PD-në për dakortësimin për të votimin e sotëm.

“Çdo gjë që bashkon është pozitive, s’ka rëndësi si qysh, ishte një proces i vështirë, por është proces pastrimi i drejtësisë në një vend që s’ka pas drejtësi kurrë. Se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një sistem drejtësie. Dhe për të pasur një sistem të tillë duhet durim i madh jo vetëm zbatim në letër.
Ajo që kemi bër në për drejtësinë është e paprecedentë në tërësi, kemi ecur në shpejtësi të skëterrshme, është lajm i mirë që u zgjat mandati që llumi të pastrohet deri në fund se ka akoma shumë llum në gjykata, ku shumë nuk e kanë kaluar vetingun dhe i bien me çekiç drejtësisë në kokë”, tha Rama.

Çfarë i dhatë në këmbim PD?

Rama: Asgjë.

Negociatat ka pasur mes 2 palëve apo vetëm ndërkombëtarët?

Nuk kam dijeni për një negociatë. Ne nuk bindim askënd. Ka 2 Parti Demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën nga të dyja.