Shefi i kabinetit të Konjufcës thotë se një deputet i LDK-së shpenzoi mbi 10 mijë euro në derivate

Shpërndaje

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka thënë se një deputet i Lidhjes Demokratike, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar 10,440 euro në derivate.

Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në Facebook.

“5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund”, shkroi ai.

Kërçeli nuk ka treguar se për cilin deputët të LDK-së bëhet fjalë.