Shkatërrohet dita e ëndrrave për çiftin/ Të ftuarit përleshen me karrige dhe grushta gjatë dasmës (Video)

Shpërndaje

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në një lokal dasmash në në lagjen Erenler të Sakaryas, Turqi, e cila u shndërrua në një fushëbetejë të ashpër mes të ftuarve.

Si pasojë e sherrit brutal me karrige dhe sende të tjera, 14 persona përfunduan të plagosur në spital.

Ka qenë ndërhyrja e policisë e cila ka shuar sherrin, raportojnë mediat turke. Shkak u bë një debat mes dy personave, mes të cilëve fjalët nuk bënë punë dhe kështu plasi sherri brutal. Përleshja u vazhdua edhe jashtë sallës së dasmës.