Tentuan të grabisnin bankën në Tiranë duke u futur nëpërmjet kanaleve të ujrave të zeza

Shpërndaje

Një plan grabitje të një banke të nivelit të dytë ka dështuar ditën e djeshme në Tiranë.

Bëhet me dijë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Zugo i Parë”. Kujtojmë që ditën djeshme u raportua për gjetjen e një armë tip “pistoletë” pikërisht pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Grabitësit kishin hartuar një skemë për t’u futur në ambientet e bankës nëpërmjet kanalevë të ujrave të zeza, por policia ka arritur t’i nuhasë nëpërmjet rrugëve operative.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.

Njoftimi Policisë:

Tiranë

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.