Zvicra e lë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë
Zvicra e ka vendosur që ta lë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19.
Sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë për të hyrë në Zvicër duhet vaksinimi i plotë.
“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë. Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë. Vaksinimi i plotë, mbeten në fuqi deri në një njoftim të dytë. Për informacion më të detajuar, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e Administratorit të Udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.