Diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Postimi i plotë nga Ministri Mehaj:

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.

Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik.

Forca drejtë sukseseve të radhës!

Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm!