Gjuajtja me armë në bankë, arrestohen dy persona – mësohet identiteti!

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në lidhje me vjedhjen në bankë që ndodhi sot, janë arrestuar dy persona, transmeton albazone.mk.

Njoftimi nga Policia:

Arrestohen dy persona për plaçkitjen e sotme në bankë

Sot (08.03.2022) në Shkup janë arraestuar N.SH. (24) dhe S.B. (32) për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në plaçkitjen e sotme e cila ishte denoncuar në orën 12:35 minuta në ekspoziturë në bankë në rajonin e Qendrës kur tre persona me anë të kërcënimit me armë kanë marrë të holla nga të punësuarit. Po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.