Grubi – Garcia: Spanja mbështet rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z. Jose Luis Lozano Garcia, të cilit i ka dëshiruar sukses në misionin e ri në vend.

Postimi nga Grubi:

Prita në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shkup, Jose Luis Lozano Garcia të cilit i urova mirëseardhje dhe sukses në mandatin e tij.

Bashkë diskutuam mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, ngjarjet në Ukrainë, kontestin me Bullgarinë, procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe procesin e Regjistrimit të popullsisë.

Vlerësuam se të dy vendet kanë raporte të shkëlqyera dhe se mbështetja spanjolle në rrugën europiane do të vazhdoj.