Rrëfimi i babait të dëshmorit Sami Bajraj nga Izbica!

Shpërndaje

Gani Bajraj nga fshati Izbicë i Skenderajt, në një rrëfim ekskluziv për Gazeta Blic ka folur për vrasjen e djalit të tij dëshmorit Sami Bajraj.

Ai çdo ditë viziton përmendoren e djalit të tij të vetëm Samiut dhe babait Bajramit të cilët u vranë nga forcat militare serbe 23 vite më parë, ku njëri ra dëshmor e tjetri martir.

Bombardimet e fshatit Izbicë filluan gjatë natës së 27 marsit, kur një grup prej 50 ushtarëve, policëve dhe paraushtarakëve jugosllav hynë në fshat.

Terrorin e asaj dite e rrëfen babai i dëshmorit Sami Bajraj, të cilit jeta i bëri një kthesë të madhe.

Ai shprehet i zhgënjyer me trajtimin që shteti ua ka bërë familjeve të dëshmorëve.

VIDEO RREFIMI