Grubi për regjistrimin: Rezultatet do të jenë shumë të mira

Shpërndaje

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë refuzon të komentojë deklaratën e kreut të Entit Shtetëror të Statistikave ku thotë se “pas 30 marsit do të shpallet armik i popullit”.

Grubi në ClickPlus në TV21 tha se “është optimist shumë i madh që rezultatet do të jenë shumë të mira”

“Shqiptarët do të dalin aq sa janë, por është shumë e rëndësishme që të gjitha mitet e viteve të fundit do të thyhen dhe nuk do të ketë drojë nga asnjë komunitet rreth asaj se cili sa është dhe se a janë shqiptarët 12, 145,.. siç e dini propagandën këtu në vend dhe se është falsifikuar regjistrimi i vitit 2002”, tha Grubi.

Ndërkaq për më 30 mars është paralajmëruar se do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë së realizuar në vitin 2020.