Kurti i kërkon kryediplomates gjermane që ta ndihmojë Kosovën në proceset integruese

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, pas takimit një orësh që mbajtën së bashku.

Kryeministri Kurti, ka kërkuar nga kryediplomatja gjermane që ta ndihmojë Kosovën në proceset integruese.

Tutje, shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova është partner me shtetin gjerman.

“E sigurova ministren Baerbock se Kosova është partnere e qëndrueshme dhe se këtë e kemi dëshmuar me pritjen e refugjatëve afganë, me krizën në Ukrainë dhe me sanksionet ndaj Rusisë. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj Gjermanisë dhe tani na përkrah me projekte të shumta. Mbi gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës jetojnë në Gjermani. E sigurova që Kosova është partner me shtetin gjerman dhe jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Kemi shprehur gatishmërinë për 20 gazetar ukrainas. E kam informuar për punën e qeverisë në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurti.

Ai tha se ministren gjermane që do të qëndrojë në Kosovë edhe të premten, e ka njoftuar për punët që ka bërë Qeveria dhe ato që do të bëjë. Ka kërkuar përkrahjen e Gjermanisë dhe të BE-së.

“Bashkëpunimi ynë dypalësh është duke u intensifikuar, eksporti në Gjermani është rritur, por edhe investimet direkte gjermane në Kosovë. Kam kërkuar mbështetje për reformat tona, në punësim dhe drejtësi. Kosova duhet të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së, në infrastrukturë, energji e të tjera. Gjermania mund të ndihmojë më shumë në këtë drejtim”, ka thënë Kurti.

“Kosova është shtet evropian e cila i jep shpresë gjithë Ballkanit. Në këtë drejtim na duhet ndihmë nga BE e që janë të domosdoshme që të ketë paqe në Ballkan. Këto vlera janë sundimi i ligjit, reciprociteti i të drejtave të pakicave. Gjermania si anëtare me ndikim në BE mund të na ndihmojë në këtë drejtim. Kosova është përkrahëse e procesit të Berlinit. Në fushën e energjisë synimet tona përputhen për furnizim me energji”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se shteti i saj është donatori më i madh në Kosovë, derisa shtoi se këtë duan ta zgjerojnë.

“Në këto momente jo shumë normale si qeveri gjermane që rajoni të zhvillohet në mënyrë paqësore. Në qeverinë e re kemi vendosur të krijojmë funksion të ri qendror. Sulmi kundër Ukrainës për ne ishte censurë. Gjermania është që tani donatori më i madh në Kosovë dhe duam ta zgjerojmë këtë marrëdhënie në të ardhmen”, tha ajo.

“Është edhe njohja e patentë shoferëve. Drejtimi i një veture është shumë i rëndësishëm dhe lehtëson punën e njerëzve. Ne do të angazhohemi ashtu që realiteti i jetës së njerëzve. Dhe projekte të tjera duhet të pasojnë së shpejti për liberalizimin e vizave. Ne kemi folur edhe për rrugën e reformave që ka nisur qeveria juaj, siç është luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit dhe keni mbështetjen e plotë nga ne”, tha ajo.