Rajoni

Labinot Tahiri dhuron një shumë prej 5000 euro për FSK

Shpërndaje

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Tahiri, së fundmi ka bërë të ditur se ka dhuruar një shumë prej 5000 mijë euro për FSK. Pasi kryeministri Kurti, konfirmoi themelimin e Fondit të Sigurisë, ai u bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë, raporton GazetaBlic.Kërkesës së tij menjëherë filluan t’i përgjigjen fytyrat publike, një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i cili përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur kontribimin e tij.

Postimi i plotë:

5000€ për FSK-nē.

I lumtur me të gjithë ju🙏🏻❤️🤝

Urime Kosovë dhe ju lumtë kryeministër, e po ashtu juve të gjithêve që jeni në parlament për këtë fond të sigurisë.

Tani shqiptar të dashur e patriotë të vertetë, se e keni pa kajherē jemi do patriota te Facebookut😃

Dhuroni me mundesi që keni për ta forcuar Ushtrinë e Kosovës.

Personalisht nga mbrëmjet e mia që kam në këtë javë, para të cilat i marrë nga Diaspora, do ti dhurojē 3000€ në fondin për siguri, e po ashtu 2000€ nga Fondacioni ynë i cili është i fuqishëm nga duart e shqiptarëve.

Gjithsejtē 5000€🤝🙏🏻

Ky është vetëm fillimi…. ju garantojë… sepse nuk duhet të ndalemi për të lobuar për ushtrinë tonë.

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN DHE SHQIPTARËT.

Me dashuri, Labinot Tahiri,Kosovë e Shqipërisë.