Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: 40 mijë euro për çdo ushtar rus që heq dorë nga lufta

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksiy Reznikov ka bërë një ofertë për ushtarët rusë të cilët po sulmojnë vendin për tetë ditë me radhë. Ai shprehet se ushtarët rusë që do të dorëzojnë armët do të marrin 40 mijë euro.

Për shumë rusë, kjo shumë parash është gati 6-fishi i pagës së tyre vjetore. Sipas vlerësimeve, paga mesatare në Rusi është rreth 600 euro në muaj ose 7200 euro në vit.

“Ju erdhët në tokën tonë për të vrarë dhe për t’u vrarë. Ata që nuk duan të bëhen vrasës mund të shpëtohen. Ju keni një shans për një jetë të re, ndajeni mendjen dhe dilni me flamur të bardhë dhe pa armë. Thoni fjalën e koduar ‘milion’. Jetoni dhe përqafoni të dashurit tuaj.”-tha ministri i Mbrojtjes në Ukrainë.

Më tej ai i bën thirrje ushtarëve rusë që mos të ndjekin urdhrat kriminalë të atyre që i kanë gënjyer për Ukrainën dhe popullin ukrainas për vite me radhë.

“Ne ju garantojmë falje të plotë dhe kompensim financiar nëse dorëzoni vullnetarisht armët”-tha ai./BILD/