MaqedoniTop Lajme

Miratohet Dekreti, gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar dekretin që në uniformat e policisë, e pranishme të jetë edhe gjuha shqipe.

Vendimin e ka bërë publik zv.ministri i Punëve të Brendshëm, Nazim Bushi si dhe zv.kryeministri, Artan Grubi.

Postimi nga Bushi:

Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e gjuhes shqipe, uniformat e policise do të flasin edhe shqip.

Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor, por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike.

Urime për të gjithë!

Postimi nga Grubi:

Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!

Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.