Osmani: Vizitë historike në Bruksel | Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur direct nga Brukseli.

Ai ka thënë se kjo është një ditë historike dhe është data të cilën e kanë pritur me gjenerata të tëra.

Postimi nga Osmani:

Vizitë historike në Bruksel | Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE

Sot, në Bruksel po mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare mes 🇲🇰 dhe 🇪🇺, me të cilën shënohet fillimi i negociatave të anëtarësimit të vendit tonë për anëtarësim të plotë në BE;

Akti i rëndësishëm historik, i cili hap kapitull të ri në procesin e integrimit evropian të vendit, pas 17 vitesh status kandidat dhe 13 rekomandimeve të Komisionit Europian për fillimin e negociatave të anëtarësimit;

Fillon procesi i hulumtimit analitik të së drejtës së BE-së (screening), si fazë e parë e procesit të negociatave.

Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e përgjithshme të Komisionit për procesin tonë të integrimit evropian, që mundësoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të 🇲🇰 me BE-në.