Haluk Bayraktar: Asnjë dron Rusisë!

Shpërndaje

Kompania turke Baykar nuk ka dorëzuar kurrë dronët e saj luftarak në Rusi dhe nuk planifikon ta bëjë këtë në të ardhmen, pasi mbështet Ukrainën, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Haluk Bayraktar.

“Ne nuk i kemi dorëzuar asgjë Rusisë, as e kemi furnizuar dhe nuk do ta bëjmë kurrë një gjë të tillë. Ne mbështesim Ukrainën, sovranitetin e saj dhe luftën për pavarësi”, tha ai për CNN.

Ai tha se Turqia dhe Ukraina kanë bashkëpunim strategjik, para së gjithash në fushën e industrisë së dedikuar dhe të aviacionit.

Bayraktar shtoi se ky bashkëpunim është i ndërsjelltë, se Turqia eksporton dronët e saj në Ukrainë, ndërkohë që importon motorë avionësh nga ai vend.

Haluk Bayraktar është vëllai i Selcuk Bayraktar, projektuesi i dronëve të famshëm të armatosur dhe drejtori teknik i kompanisë së tyre familjare Baykar. /tesheshi.com/