Qeveria e RMV-së do të mbulojë diferencën e çmimit të ngrohjes, prioritet është mbrojtja e amvisërive

Shpërndaje

Në seancën e sotme të 20-të, Qeveria vendosi ndryshimin e Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e motit dhe fatkeqësive natyrore, aksidenteve dhe çrregullimeve të tregut të ngrohjes.

Ky amendament vendos bazën ligjore për ndërmarrjen e një mase për mbështetje financiare që do të kompensojë diferencën në çmimin e energjisë për ngrohje për furnizuesit e ngrohjes në mënyrë që të eliminohet mundësia që diferenca e çmimit të bjerë mbi barrën e konsumatorëve të ngrohjes nga kategoria familjare.

Sipas kësaj mase nuk do të ketë ndryshime në faturat e ngrohjes për amvisëritë.