Largimi i grave nga Ukraina/ Burri tenton të arratiset duke vënë gjoks të rremë

Shpërndaje

Lufta e ashpër e Rusisë në Ukrainë ka bërë që mijëra civilë, gra dhe fëmijë të largohen nga vendi, ndërsa burrat janë detyruar të qëndrojnë për të luftuar.

Por një burrë, i cili mesa duket nuk ka dashur të luftojë, ka tentuar të arratiset nga vendi duke u maskuar si grua me gjoks të rremë.

Megjithatë plani i tij për t’u larguar ka dështuar pasi u kap nga autoritetet. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me të pasi është kapur nga autoritetet ukrainase dhe nëse është lënë i lirë apo jo.