Rrëzohet avioni “Boeing 737” në Kinë, dalin pamjet! (Video)

Shpërndaje

Një avion me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në një shpat mali në provincën Guangxi, të Kinës raportojnë mediat shtetërore kineze.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se përplasja e avionit shkaktoi zjarr në vendngjarje. Ndërkohë po ashtu në mediat e huaja janë publikuar foto të pjesëve të avionit të shpërndara në mal si pasojë e shpërthimit.

Boeing 737 i kompanisë China Eastern Airlines ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale (05:15 GMT) dhe ishte rrugës për në Guangzhou.

Mediat kineze thanë se aksidenti ndodhi pranë qytetit Wuzhou në qarkun Teng.

Po ashtu ato njoftuan se ekipet e shpëtimit ishin dërguar në vendngjarje dhe nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.