Rritja e çmimit të benzinës dhe dizellit, tetovarët i mbushin veturat me çmimin e lirë!

Shpërndaje

Kolona të gjata nëpër pompat e benzinës në gjithë vendin e Maqedonisë, poashtu numër i madh i qytetarëve me makina vërehet edhe në pompat e benzinës në Tetovë, pasi nga sonte Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoni ka vendosur shtrenjtimin e derivateve të naftës, raporton TetovaSot.

Çmimi i benzinës është rritur për 5,5 denarë, ndërsa i naftës për 10 denarë për litër.

Kjo do të thotë se një litër naftë do të kushtojë 85,5 denarë, një litër benzinë ​​BS 95 do të kushtojë 89,5 denarë, ndërsa BS98 do të kushtojë 91,5 denarë për litër.

Kompania Makpetrol sonte ka vendosur limit në blerjen e derivateve të naftës, pasi nga mesnata fillon me çmim të ri shitja e naftës dhe benzinës.

E vetmja është kompania LukOil e cila ka hapur cisternat pa limite dhe qytetarët me të madhe po shihen teksa mbushin rezervuaret e tyre të makinave.

Më poshtë portali TetovaSot po ju sjell pamje nga Tetova në kompaninë LukOil: